Kalo te përmbajtja
Ajni Light

Rreth nesh

Dritë e zgjedhur me kujdes, në Tiranë

Ajni Light është pikë shitjeje ndriçimi në Tiranë. Në showroom-in tonë ekspozohen ndriçues varës, llambadarë, aplikë muri, ndriçues linearë dhe ndriçim i jashtëm — të zgjedhur për cilësi drite, qëndrueshmëri dhe formë.

  1. 01

    Çfarë bëjmë

    Punojmë në katër drejtime kryesore: ndriçim civil për banesa dhe ambiente private, ndriçim rrugor, ndriçim profesional për ambiente biznesi, si dhe zgjidhje ndriçimi sipas kërkesës së klientit.

  2. 02

    Si punojmë

    Ndriçimi nuk zgjidhet vetëm nga pamja. Fuqia, temperatura e ngjyrës dhe numri i ndriçuesve ndryshojnë ndjeshëm mënyrën si ndihet një hapësirë. Prandaj çdo produkt në këtë faqe shoqërohet me specifikime teknike të qarta, dhe ekipi ynë është i disponueshëm për t’ju ndihmuar në zgjedhje përpara se të porosisni.

  3. 03

    Vizitoni showroom-in

    Produktet mund t’i shihni nga afër në showroom-in tonë në Tiranë. Shumë prej tyre janë të ndezur, kështu që mund të krahasoni dritën reale përpara se të vendosni.

Showroom

Pranë Vizion Impex, pas Casa Italia, Tiranë, Shqipëri

Shiko në hartë
  • Hapësira e ekspozitës me ndriçues varës dhe linearë
  • Ndriçues unazorë LED të ekspozuar në showroom-in e Ajni Light në Tiranë

u shtua në shportë

Shporta